Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj 3 akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me çështjen e abuzimit me inceneratorët.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga seanca e sotme gjyqësore, ku Kokës do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë. Ai ka pohuar para togave të zeza se ka zbatuar vetëm ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë se në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb