Kombëtarja e Shqipërisë i dha fund përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit në eliminatoret e Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës. Edi Reja ka tashmë një ide më të qartë për lojtarët e grumbulluar prej tij, ndërsa si gjithmonë, vetëm përpara sfidës do të bëjë publik formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë të enjten në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

76793200 2434977653268116 8976373050391920640 N
76793200 2434977653268116 8976373050391920640 N

“Do të luajnë ata që janë më në formë”, është kjo indicia e vetme e dhënë nga tekniku, që gjithsesi duhet t’i bëjë llogaritë me dy ndeshje brenda tre ditëve. Kjo do të thotë se kuqezinjtë do të kenë pak kohë për t’u rikuperuar në prag të përballjes së shumpritur kundër Francës, në program për t’u luajtur të dielën në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.

74908129 2434978473268034 8954759873015316480 N
74908129 2434978473268034 8954759873015316480 N

Për këtë arsye, sfida e nesërme kundër një rivali të lehtë në letër mund të shërbejë edhe si një test për lojtarët që kanë patur shumë pak hapësira nën drejtimin e Edi Reja. Po ashtu, mundësinë e shpejtë të debuitimit pritet të ketë edhe Florian Kamberi, sulmuesi i Hibernian, I grumbulluar për herë të parë me skuadrën kuqezi.

73147488 2434977929934755 6745752815659909120 N
73147488 2434977929934755 6745752815659909120 N

Në këtë mënyrë, mesfusha dhe sulmi kundër Andorrës pritet të jenë shumë ndryshe nga ato në dy sfidat e fundit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtjen, ku Reja pretendon vazhdimësinë, çka do të thotë se treshja Hysaj, Gjimshiti e Ismajli projektohen titullarë si në përballjen e nesërme në “Elbasan Arena”, ashtu edhe të dielën kundër Francës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb