SHBA- HTC është duke bërë kamerën e saj në formë periskopi më shumë funksionale me një përditësim në program i cili lejon përdoruesit të transmetojnë video live në YouTube. Kamera “HTC Re” tani ka një përparësi ndaj kamerës GoPro.

Kamera e aplikacionit Android do ta pranojë përditësimin më 9 janar, kurse përdoruesit e iOS do duhet të presin deri në një kohë që ta marrin përditësimin.

Pajisja “Re” kushton $199 dhe përmes saj përdoruesit më pas do të jenë në gjendje që të hynë në YouTube përmes aplikacionit të kamerës dhe të shpërndajnë lidhje private apo publike përmes rrjeteve sociale, mesazheve apo e-maile-ve.

Për fat të keq kjo nuk do të thotë se “Re” mund të përdoret si një aparat fotografik (ajo duhet të jetë i lidhur me një smartphone për të transmetuar pamjet), por ajo i jep pajisjes një avantazh të vërtetë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: