Një tjetër shtëpi u shemb në ujërat e brigjeve të Karolinës së Veriut përgjatë një plazhi që po gërryej me shpejtësi. Kjo është shtëpia e tretë që është shembur që nga e premtja.

Zyrtarët paralajmëruan notarët dhe sërfistët që të shmangin plazhet Rodanthe, Waves dhe Salvo për shkak të mbeturinave që notojnë në ujë.

Për më tepër, pushuesit duhet të veshin këpucë mbrojtëse kur ecin përgjatë 70 miljeve të vijës bregdetare që përfshin plazhin përballë Rodanthes për të shmangur dëmtimet nga gozhdët që dalin nga mbeturinat e drurit, paralajmëruan rojet Kombëtare të Bregut të Detit të Cape Hatteras.

Shembja e shtëpisë së pabanuar, e ndodhur pasditen e së martës, vjen pasi dy shtëpi të tjera plazhi në Rodanthe u shembën brenda pak orësh të premten.

Fotot e shpërndara nga shërbimi i parkut tregojnë shtëpinë e dëmtuar, si dhe grumbujt e copëtuar të mbeturinave.

Nga shembja nuk raportohet për të lënduar.

Theksohet se shtëpitë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj erozionit bregdetar të shkaktuar nga një kombinim i erës, dallgëve, baticave dhe rritjes së nivelit të detit.

Rodanthe është një fshat me rreth 200 banorë në brigjet e jashtme, një rrip ishujsh të ngushtë pengues që dalin në Atlantik.

Sipas ekspertëve, ishujt nuk kanë qenë kurrë një vend ideal për zhvillim. Zakonisht formohen kur valët depozitojnë sediment nga kontinenti dhe lëvizin në bazë të motit dhe forcave të tjera oqeanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb