Pas 100 vitesh në Afrikë është kapur nga kamera një lloji i rrallë i leopardit të zi. Fotot janë realizuar nga fotografi Will Burrad-Lucas, 35 vjeç, nga Beaconsfield.

Nick Pilfold nga kopshti zoologjik në San Diego dhe ekipi i tij në fillim të vitit të kaluar në rezervuarin e rajonit Laikipia në Kenia, vendosën kamera të cilat filmuan leopardin e zi.

Në Kenia shkuan pasi morën informacionin për paraqitjen e llojit të rrallë të leopardit në këtë rajon.

Pilfold sqaroi se në botë ekzistojnë 11 për qind të leopardëve me lëkurë të zezë dhe se shumica jetojnë në juglindje të Azisë. Ai tha se leopardi i zi në Afrikë është i rrallë dhe se për herë të fundit është parë në vitin e largët 1909 në Etiopi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb