News 24 ka arritur të sigurojë pamje nga brenda të kampit të Shëngjinit, ku kanë përfunduar tashmë punimet dhe për një javë pritet që të vihet në funksion.
Gazetari Renaldo Salianji dha detaje nga mënyra sesi do të funksionojë kampi i refugjatëve në Shëngjin. Ai tha se tashmë në Shëngjin kanë mbërritur policë italianë, mjekë, psikologë etj, që do të merren me trajtimin e emigrantëve.
Po ashtu, janë marrë masa sigurie, që emigrantët të mos largohen dot nga kampi. Gjithashtu, në kamp ka edhe zyra për marrjen në pyetje të refugjatëve.
Ronaldo Salianji: Emigrantët do të qëndrojnë në Shëngjin, për të bërë procedurat e më pas do shkojnë në Gjadër. Kanë mbërritur përfaqësuesit e policisë italiane.
Ambientet kanë përfunduar tashmë, pajisur me kamera dhe kushte të tjera të sigurisë, për të shmangur largimin e mundshëm. Ka një gardh rrethues në ambientet e Portit të Shëngjinit. Ka përfaqësues italianë nga ministri të ndryshme të Italisë. Janë një sërë zyrash ku do të merren në pyetje emigrantët që do mbërrijnë. Do ketë mjekë, psikologë, që do të merren me emigrantët. Ndërsa, menaxhimi i kampit të Shëngjinit do të bëhet nga policia italiane.
(Balkanweb)