Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër video të filmuar nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë që janë në përdorim prej gati një muaji.

Në video shfaqet polici duke i komunikuar drejtuesit se është ndaluar pasi ka shkelur semaforin dhe më pas i ka kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Por shoferi mohon se ka shkelur semaforin, pasi siç thotë ai ka qenë i verdhë kur është futur por është ndezur e kuqja sapo ka kaluar.

Polici i argumenton drejtuesit që shpejtësia e lejuar brenda qytetit është 40km/orë çka do të thotë se drejtuesi i automjetit mund të frenojë në çdo moment duke shmangur edhe ndonjë këmbësor apo edhe semaforin. Më pas drejtuesi thotë se ka pirë vetëm gjysmë birre dhe bën testin e alkoolit ku rezulton negativ. Polici i vendos vetëm një gjobë dhe drejtuesi largohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: