TIRANE – Ministria e Brendshme ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e vendosura në trupin e efektivëve të policisë, kur një shofer i huaj këshillohet të mos e teprojë me përdorimin e alkoolit.

Gjatë bisedës me policin, shtetasi i huaj tregohet i sinqertë dhe tregon se ka konsumuar një birrë, por pasi bën testin e alkoolit, polici e lë të lirë.

Polici: Mirëmbrëma zotëri, keni konsumuar alkool?
Qytetari: Kam pirë një birrë.
Polici: Do t’ju bëjmë një test alkooli zotëri.
Qytetari: Ok.
Polici: Ju lutem fryjini për 5 sekonda. Hiqeni çamçakëzin nga goja ju lutem.
Polici: Jeni ok.
Qytetari: Faleminderit, sa lejohet këtu në Shqipëri?
Polici: Me 0.3 mund t’ju marrin lejen e drejtimit. Kështu ju nuk duhet ta kaloni 0.3 mlg/litër.
Qytetari: 0.3?
Polici: 0.30. Ju jeni 0.04, kështu që jeni mirë zotëri. Vendosni rripin e sigurimit dhe jeni i lirë të shkoni.
Qytetari: Shumë faleminderit, kalofshi një mbrëmje të mirë.
Polici: Faleminderit, ju gjithashtu.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: