ANGLI- Një kameriere në Mbretërinë e Bashkuar shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të majmë dhe të papritur nga një klient. Përveç porosisë që kushtonte 9.53 sterlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 paund të tjera.

Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur shkruhej në pjesën e pasme të faturës. “Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.

Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate : “Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkruante gruaja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: