KAMËZ

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ndoqi nga afër konstituimin e këshillit të bashkisë së Kamzës dhe njëherësh  betimin e kryetarit të ri të saj, Rakip Sulit. Në fjalën e tij të shkurtër, Balla dha porositë e tij për anëtarët e këshillit  dhe  për kryetarin e sapo betuar.


Sipas Ballës, qyteti i Kamzës ka qenë deri tani një qytet i marrë peng nga ndasitë politike, ndërsa tha se PD-ja i ka bërë vetëm dëm qytetarëve të saj.

“Kamza ka qenë peng i ndasive që vijnë nga politika. Unë i them Rakipit që t’i lë pas bindjet politike. Partitë dhe më shumë njëra prej tyre i ka bërë dëm Kamzës duke e shndërruar në një peng për qeverisjen vendore. Do t’ju lutesha që të bënit atë që i ka hije një anëtari këshilli dhe mos të vini këtu njëherë në muaj, por të vini dhe të sillni këtu problemet dhe hallet e kësaj zone çdo ditë, çdo javë,  të jeni në çdo cep, në çdo lagje dhe t’i sillni shqetësimet në zyrën e kryetarit.  Kryetarit do t’i thoja se historia e kryetarit të Kamzës që nuk gjendej në zyrë, përfundon sot. Ju duhet të keni dëgjesa në çdo cep të territorit. Nuk dua të zgjatem. Llafet mbaruan, për llafe kemi artistin, për punë kemi Partinë Socialiste”-tha mes tjerash Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb