TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në Kamëz. Mësohet se makina me targa Tr 6448 N, që drejtohej nga Besnik Kodra u përplas me motorin me targa AF 432, në rrugën “Berisha”.

Burime nga policia lokale bënë me dije se të plagosur kanë ngelur personat që udhëtonin në motor, 48-vjeçari Pashk Permarkaj dhe 17-vjeçarja O.M., të cilët paraqiten në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, ata mësohet të jenë transportuar në spitalin e Traumës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: