Pamjet filmike kanë treguar një person, i dyshuar si kamikaz në Sri Lanka, teksa pak përpara se të kryejë sulmin terrorist, ka përkëdhelur një vajzë të vogël.


Vajza e vogël ishte në shoqërinë e babait. Ky veprim konsiderohet i çuditshëm prej mediave ndërkombëtare, pasi u bë nga një njeri që vrau shumë persona.


Mediat ndërkombëtare dhe zyrtarët vendas raportojnë se ka dyshime se motivi i sulmeve në Sri Lanka, ku kanë mbetur më shumë se 300 persona të vdekur, është për sulmet në xhami në Zelandë të Re.


(d.xh/ Balkanweb)