SRI LANKA

Bota u trondit nga sulmet kamikazë në seri të ndodhura në Sri Lanka. Disa persona, të dyshuar si kamikazë, kanë shpërthyer bomba nëpër vende publike, kryesisht kisha.

Kamikazët kanë kryer aktet terroriste në kohën që në kisha kishte shumë njerëz, pasi po faleshin për Pashkët. Pamje të reja kanë dalë në skenë dhe në një video të re, duket edhe një tjetër bashkëpunëtor i mundshëm i terroristëve.

Në një video postuar në rrjetet sociale, duket një i ri me bluzë të kuqe, i cili “drejton” kamikazët për te kishat. Ngjarjet terroriste në Sri Lanka kanë lënë më shumë se 300 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb