FIER

Një aksident automobilistik është shënuar sot në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’, në Fier. Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Kamion’ me drejtues shtetasin A.Rr, i cili ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’. Mësohet ndër të tjera se si pasojë e aksidentit është dëmtuar  drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. Rr, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Fier

Informacion paraprak Në datën 02.06.2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”. Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb