MAT


Një kamion i tonazhit të rëndë që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është përmbysur në Shkopet.


Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se për fat të mirë mjeti është përmbysur në anën e sipërme të rrugës, pasi mund të përfundonte në liqen. Kanë qenë kalimtarët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë shoferit të kamionit duke e nxjerrë nga kabina.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa plagë të lehta.

(d.xh/Balkanweb)