ELBASAN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, mjeti kamion me drejtues shtetasin H.F., banues në Tetovë,  Maqedoni e Veriut, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me  drejtues shtetasin M.K., banues Laknas, Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar  3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip “Benz”, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: