Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shmangur komentet lidhur me kampet e emigrantëve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen tashmë të hyrë në fuqi mes Shqipërisë dhe Italisë.

Zyrtarja e lartë e BE-së tha se kjo është marrëveshje dypalëshe për të cilën ne nuk bëjmë komente, por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja e firmosur nga Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni parashikon që emigrantët që do të kapen në ujrat ndërkombëtare nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe më pas do të akomodohen në kampin e Gjadrit, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil në Itali.

Marrëvshja në fjalë ka ndezur debate të forta në politikën italiane, veccanërisht pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila detyroi Qeverinë që të ndryshonte listën e vendeve që konsideron si të sigurta nga Italia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb