Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, aktualisht zv.Kryetar i Partisë së Lirisë, u shpreh në studion e “Open” në Neës24, se Kryeministri Edi Rama po i bën një shërbim homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.
Nesho u shpreh se Edi Rama ka një gjë që jep mbështetjen në shërbim të asaj për të mbajtur pushtetin e tij autokratik.
“Meloni erdhi me avion, mori helikopterin shkoi në Lezhë, pra dha një sinjal se vizita e saj nuk është për ti dhënë mbështetje Edi Ramës.
U shkelën protokollet në rastin konkret. Në politikën e brendshme Edi Rama ka dështuar plotësisht, shikohet si problemi i madh i Shqipërisë në të ardhmen. Ndaj bën këto shfaqjet, bën edhe deklarata duke kujtuar marrjen e afganëve, duke folur në italisht, dhe të gjitha i bën si një shoë”, tha Nesho.
Ai u shpreh se Rama shpreson se duke pranuar emigrantë, BE do të na bëjë pjesë të saj, por kjo nuk do të ndodhë.
“Ju mendoni se BE do na pranojë ne se po presim emigrantët nga Italia? Po edhe 20 mijë emigrantë të vijnë, nuk na pranojnë, përsa kohë nuk plotësohen kriteret”, tha ai.