GREQI- Mijëra emigrantë të dëshpëruar janë strehuar në disa kampe të mjerueshme dhe të mbushura me hajdutë në ishujt grekë, Lesbos dhe Kos, të njohur për turizmin.

Rreth 5,000 emigrantët, kryesisht nga Siria, kanë mbërritur në Lesbos ditët e fundit dhe shumë prej tyre janë detyruar të flenë jashtë nëpër grimcat e xhamave të thyer dhe rubinetave të ujit që nuk kanë ujë, pa strehë, banjo apo kujdes mjekësor.

Pamje shokuese të shkrepura në kampin e Morias pranë qytetit Mitlini tregojnë tualetet të mbushura me shishe plastike dhe një pisllëk e mjerim të frikshëm kudo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: