Nga e hëna ‘Libra’, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skriningun e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”: vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së “vendeve të sigurta”.

Pika e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen dhe burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb