Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë politike të PL, ka bërë një paralelizëm mes emergjencës së emigrantëve, lidhur me marrëveshjen me Italinë, dhe krizës së sajuar sipas tij për krijimin e inceneratorëve.

Ai tha se marrëveshja me Italinë po shihet edhe në Itali me hije korrupsioni, ashtu si edhe në Shqipëri.

Meta shtoi se emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerim korrupsioni.

“Emergjenca e emigrantëve është kthyer në gjenerim korrupsioni. Kampi nuk dihet nëse mbaron deri në fund të dimrit. Njëlloj sicc u sajua emergjenca e plehrave për të justifikuar megaaferën e incenearatorëve”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: