TIRANE- Kur u përfol se Shqipëria kishte pranuar që kishte kapacitet për të pritur refugjatë sirianë në vendin tonë, si një nga kushtet që kishte vendosur edhe Gjermania për çeljen e negociatave, ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka folur qartë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministrin Ditmir Bushati, Roth tha se Shqipërisë nuk i është vendosur asnjë kusht, as për mbylljen e rrugëve për emigrantët, apo dhe për ngritjen e kampeve.

“Nuk i kemi vendosur asnjë kusht Shqipërisë për mbylljen e rrugëve për emigrantet, apo vendosjen e kampeve. Ne jemi menduar të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për azilkërkuesit dhe emigrantët. Shqipëria dhe Maqedonia janë të mirëpritura të japin kontributin e tyre”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb