Tifozët e Partizanit do ta mbajnë mend gjatë vitin 2019, pasi janë gati të kompletojnë një tripletë historike. Pas femrave të vilejbollit që u shpallën kampione dhe futbollit që është një hap larg, sot ishte radha e volejbollit të meshkujve për t’u kurorëzuar kampionë.

Skuadra e drejtuar nga Ylli Tomori ka triumfuar në finalen ndaj Vllaznisë, duke kompletuar serinë me një rezultat të pastër 3-0.

Pasi kishte fituar dy ndeshjet e para 3-2, të kuqtë e rrjetës kanë fituar dhe sfidën e tretë në “Qazim Dervishi” me rezultatin 3-0. Ky titull në volejbollin e meshkujve vjen pas 38 vitesh mungesë.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb