Elbasani do të kthehet përkohësisht në kryeqendrën europiane të basketbollit pasi në Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani do zhvillohet nga 23-28 Korrik ,Kampionatin Europian i Baskebollit për ekipet U-18 për meshkuj. Me këtë rast, Kryebashkiaku Gledian Llatja ka takuar dhe inkurajuar ekipin shqiptar pjesmarrës në këtë Europian që që do të zhvillohet në Elbasan.

Kryebashkiaku Gledian Llatja e cilësoi ngharje të rëndësishme për jetën sportive të këtij qyteti dhe sukses të madh pjesmarrjen e ekipit shqiptar në Kampionatin Europian të Basketbollit U 18 që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”. Kampionati Europian i Basketbollit U 18 është një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombētare për të rinj që zhvillohet në qytetin e Elbasanit vitet e fundit.

Kreu i bashkisë së Elbasanit ,Gledian Llatja, ka takuar stafin teknik dhe sportistët e ekipit tonë kombëtar të djemve , të cilët po stërviten në Pallatin e Sportit në Elbasan, në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U18 .Ky event ndërkombëtar do të mbahet në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme dhe fatmirësisht për mbarëvajtjen e tij janë krijuar kushte mjaft të mira .
“Organizimi i këtij kampionati në Elbasan, duke mirëpritur ekipet europiane, është një ngjarje e rëndësishme për qytetin tonë tha Llatja.

Një meritë e veçantë i shkon edhe Klubit Shumësportësh, i cili ka bërë të mundur rinovimin e gjithë infrastrukturës. Ishte një sipërmarrje e madhe ta kthenim të gjithë strukturën e Pallatit të Sportit të gatshme për të pritur kampionatin” u shpreh kryebashkiaku i Elbasanit. Janë tetë skuadra nga Europa, ndaj ishte një sfidë më vete që ne të përgatiteshim për infrastrukturën, shtoi ai. Kreu i bashkisë shprehu mbështetjen e institucionit që drejton për të mbështetur ekipin shqiptar në këtë kampionat. Vitet e fundit, Bashkia Elbasan i ka dhënë një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës, duke përfshirë dhe mbështetjen për Klubin Shumësportësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: