Java e 13-të e kampionatit të futbollit të vajzave uli siparin këtë të diel, teksa u luajtën tre ndeshjet e fundit.

Gramshi regjistroi një tjetër fitore, duke mundur Laçin 16-0. Edhe Apolonia triumfoi në transfertë ndaj Kinostudios me rezultatin 0-11.

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Lushnjen me rezultatin e thellë 0-23.

Të shtunën, Egnatia mundi Teutën me rezultatin 10-1, ndërsa Partizani triumfoi në derbin ndaj Tiranës 0-5.

Java e 13-të e kampionatit të futbollit të vajzave:

Tirana vs Partizani 0-5
Egnatia vs Teuta 10-1
Lushnja vs Vllaznia 0-23
Gramshi vs Laçi 16-0
Kinostudio vs Apolonia 0-11

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb