Java e gjashtë e kampionatit të vajzave përfundoi sot me takimin e fundit Partizani – Vllaznia.
Në stadiumin “Arena e Demave” fituan vajzat kuqeblu 2-0 me golat e Doçit dhe Ramadanit. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Vllazninë që kryeson kampionatin me 18 pikë.
Në sfidat e tjera, Gramshi mundi Teutën me rezultatin e thellë 15-0. Apolonia triumfoi 9-0 ndaj Lushnjes, ndërsa Laçi mposhti Tiranën 2-0.
Takimi Egnatia – Kinostudio u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.