ITALI

Ka nisur me gola, spektakël dhe shumë kontenstime e diela e Serisë A. Megjithëse me dhjetë lojtarë për më shumë se 30 minuta, Fiorentina mundi në transfertë 4-3 Kievon.

Skudra nga Firence kaloi në epërsi me Muriel në minutën e katërt. Miqtë dyfishuan shifrat me Benasin në të 27-ën.

Në minutën e 38-të, Stepinski ngushoi shifrat për Kievon në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Fiorentina mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të Benasit në minutën e 60-të. Nga pika e penalltisë, Pelizier barazoi 2-2 rezultatin.

Edhe pse me forca më të pakta, Fiorentina shënoi dy gola të tjerë me Kiezën, që ndali topin në rrjetë në minutën e 79-të dhe 86-të. Më parë Pelizier kishte gabuar në 11-metërshin e dytë të fituar nga Kievo. Rezultati I ndeshjes u vulos në limitet e kohës së rregullt, kur Gjorgjeviç realizoi golin e tretë për vendasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb