Me javën e 9-të është mbyllur dhe faza e parë e kampionatit, fazë që sheh Partizanin në krye të tabelës së renditjes me 17 pikë, por me 5 skuadra që ndjekin në distancën e 3 pikëve kampionët në fuqi. Një nga këto është Kukësi, me të cilin Partizani do të përballet direkt në në javën e 10-të, ose ndeshja e parë e fazës së dytë. Kryendeshja e e kësaj jave është në program për t’u zhvilluar ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Por superliga do të nisë të dielën, me tre ndeshje në program dhe të treja në orën 13:00. Kështu në Gjirokastër Luftëtari do të presë Tiranën, Vllaznia udhëton në transfertën delikate ndaj Laçit, ndërsa në Ballsh do të ketë një përplasje shumë interesane mes Bylisit dhe Teutës.

Ndërkohë, të hënën, veç sfidës Partizani-Skënderbeu, është në program dhe përballja Flamurtari-Skënderbeu, që do të luhet gjithashtu në orën 18:00.

Java e 10-të

Të dielën
Luftëtari-Tirana 13:00
Laci-Vllaznia 13:00
Bylis-Teuta 13:00

Të hënën
Partizani-Kukësi 18:00
Flamurtari-Skënderbeu18:00

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb