Në pamje të parë duhet të ishte trajneri më I lumtur në botë. Zinedine Zidane mori çfarë kërkoi nga merkato e verës, ndërsa Real Madrid është ende shumë aktiv në tregun e transferimeve për t’i bërë të tjera dhurata teknikut francez. Por në të vërtetë, Zizu është më I shqetësuari mes kolegëve të tij. Arsyeja është e qartë. Me shumë kampionë që janë bashkuar me skuadrën tashmë të mbipopulluar, ai duhet të gjejë zgjidhje për sezonin e ardhshëm.

C 29 Fotogallery 1025876 Imagegallery Imagegalleryitem 25 Image
C 29 Fotogallery 1025876 Imagegallery Imagegalleryitem 25 Image

Si fillim duhet të përzgjedhë lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen. Mediat spanjolle kanë ditë që flasin për një listë me 12 “të padëshiruarit” e Zidane, ku bëjnë pjesë edhe Gareth Bale, Isco, Dani Ceballos apo Asiensio. Por shqetësimi i trajnerit nuk përfundon me kaq. Moduli taktik mbtetet një rebus dhe se si do të luajë Real Madrid duke nisur nga sezoni i ardhshëm është një detyrë eksluzive e tij, por aspak e lehtë.

62263724 336377317059438 975697425217422908 N
62263724 336377317059438 975697425217422908 N

Gjithçka nis me mbrojtjen, ku me shumë mundësi Rafael Varane do të kthehet në rezervë pas transferimit të Militao. Edhe mesfusha është e mbipopulluar me afrimin e Mendy. Dhembja e kokësh shtohet për Zidane kur duhet të mendojë për sulmin. Hazard dhe Jovic gjejnë një repart me kampionë si Benzema apo Vinicius Jr dhe rivaliteti për një vend në formacion pritet të jetë shumë i ashpër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: