Pas pesë viteve Alvin është më në fund i sigurt dhe i qetë në krahët e babait dhe motrave të tij në Itali. Emisioni investigues “Le Iene” tregon detaje nga rrugëtimi i Alvinit nga kampi burg Al Hol tek kthimi ne shtëpi. Duke e ditur se po shpëtohet Alvini buzëqesh, gazetari i cili e vizitoi së bashku me babain është pranë tij. Gazetari italian e pyet në shqip dhe Alvini i përgjigjet në gjuhën e nënës ‘jam mirë!’ Video këtu

Në videon e publikuar shfaqet i gjithë operacioni kompleks i Kryqi i Kuq ndërkombëtar, në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe siriane te cilët arritën pas shumë përpjekjesh ta nxjerrin Alvinin nga kampi, duke e çuar në një vend të sigurt.

Alvin
Alvin

Në Damask, kujdestarja e kampit ka arritur t’i marrë disa përgjigje Alvinit, që vështirë të mos përlotin. 11 vjeçari kthen përgjigje rrjedhshëm në gjuhën arabe.

Alvin 3
Alvin 3

Ai tregon se si u lumturua kur një muaj më parë arriti të takonte babain e tij brenda kampit Al Hol, se sa i mungon nëna dhe motrat. Thotë se ka miq me të cilët luan, dhe tregon se si e lëndoi këmbën brenda atij kampi.

Ne hotel në Damask ku kaloi natën vogëlushi ha i uritur hamburger dhe patate të skuqura.

Alvin 5
Alvin 5

Në tualet mundohet të kursejë sa më shumë ujin që rrjedh duke mbyllur rubinetin, ‘ky veprim të ben të mendosh për jetën e vështirë “spartane” që ka bërë gjithë këto vite në kamp’ thotë gazetari italian.

Alvin 6
Alvin 6

Pastaj pas kaq shumë vështirësish që ka hequr shtrihet i lumtur në shtratin e butë e të ngrohtë. Jo me kot ekipi i gazetarëve italian e quan kampion dhe një shkëmb të fortë që nuk u dorëzua kurrë pavarësisht moshës së njomë. Emocionues është momenti kur takon motrat dhe babain Afrimin. Tashmë misioni i “Le Iene”, u përmbush!

Alvin 7
Alvin 7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb