TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një bashkëbisedimi me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë tha se qeveria ka nisur investimet në të gjitha kampuset universitare.

Ajo theksoi se puna ka nisur fillimisht në Tiranë dhe kjo valë do të shtrihet më pas edhe në qytetet e tjera të vendit, ndërsa u zotua se të gjtha kampuset do të trasformohen brenda mandatit të qeverisë Rama.

“Bëmë një pakt për Universitetin, nuk ka pëfunduar ende dhe është në diskutime e sipër, por ama që tani kemi rezultatet konkrete duke filluar tek tarifat dhe bursat. Ne nuk kemi asnjë problem të ulim edhe kokën, në këtë kuptim, shumë gjëra janë bërë këto 5 vite e gjysmë. Investimi ynë është ambicioz për qendrat ku banojnë studentët në Tiranë dhe qytetet e tjera. Në këtë mandat do të transformohen të gjitha kampuset ku jetojnë studentët e Shqipërisë. Projekti ka nisur. 16 mln euro janë dhënë në Tiranë dhe ky proces do të nisë edhe me kampuset e tjera”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb