Në vijim të prezantimit të Paktit për Universiteti, kryeministri Rama prezantoi sot projektin për Kampusin e ri Unversitar. Rama u shpreh se qeveria nuk po priste protestën e studentëve për të nisur nga projektet, por ashtu si në një shtëpi e gjitha është cështje mundësish e më pas dëshirash.

“Sot këtu ne prezantojmë një punë të nisur në 2015. Por projekti ngeci për një shkak shumë konkret e domethënës sepse gjithë puna e parashikuar të bëhet për këtë territor, pasi rezultoi një tokë e xaxun nga politakën e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe për të transformuar Shqipërinë dhe ajo që bënë për Qytet Student, ishte thjesht t’i merrnin dhe pronat. Nga 1990 deri sot në Qyteti Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh që ka shoqëruar procesin e transformimit me rritjen e numrit të studentëve.

Sikundër ka ndodhur dhe me universitetit, simbol i zaptimit marrja e mensës nga vëllai i Presidentit të Republikës dhe kthimi i mensës në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizi ose në lloto dhe u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtuan pa leje u ndërtuan dhe me leje. Ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime se ky është territor universiteti. Kjo është një padrejtësi e jashtëzakonshme. E vetmja rrugë për hapjen e kampusit është shpronësimi. Nëse e shohim me sytë e asaj që duhet të jetë jemi shumë larg por nëse e shohim me sytë e asaj që ishte, dhe mënyrën si i qasemi këtij realiteti, sot është dita dje ishte nata.

Para disa kohësh çliruam territorin e UBT, një pjesë na u desh ta shpronësonim për të njëjtën arsye që ju thash. Sot në UBT ka ndodhur një transformim i rëndësishëm, ndërkohë këtu është pjesa e luanit sa i përket hapërsirës dhe ambicies. Ne nuk kemi pritur protestën për t’u kujtuar se ka nevojë. Nuk kemi bërë e s’kemi mundur të bëjmë aq sa do të duhej për të qenë sot të qetë, por në 2015 realizuam kërkesën e kam diskutuar me kancelaren gjermane për konviktet, një tjetër pjesë e programit është negociuar dhe presim ta nënshkruajmë, i jam falënderues sipërmarrësve që me sens qytetarie kanë ndihmuar duke kontribuar për riparime të rëndësishme në konvikte. Qeveria ka vënë në dispozicion të Bashkisë për të vazhduar punën. – u shpreh Rama.

“Në të ardhmen do bëhet një libër kronikë të dhjetorit që nuk erdhi. Shumë çudira janë sms e pas vitit të ri. Dyshoj se ishin vlonjatë. Dyshoj shumë edhe pse si kam pyetur për origjinën. Gjërat duhet të shin bërë me kohë e me vakt po ja që su bënë. Kush si numëron bën një llogari të shpejt e të gabuar, secili duhet ti kthehet shtëpisë. Pse nuk i cojnë në hotel po i sjellin këtu se nuk i kanë mundësitë, pse nuk marrin borxh? Sepse borxhi humb edhe shtëpinë që ke, mundësitë e reja bëhen me punë të madhe e dëshira të mëdha. Kështu është edhe shtëpia jonë e përbashkët, cështje mundësish jo dëshirash. Kemi hyrë në proces transforimi të arsimit duke vendosur bazën ligji i arsimit të lartë.” vijoi më tej kryeministri, ndërsa theksoi se ligji i arsimit të lartë duhet zbatuar dhe kush e kundërshton nuk thotë asgjë se për cfarë i pengon ligji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb