KAMZË- Dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një pikë këmbimi valutor në Kamëz.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot tek ‘Bulevardi Blu’ në Kamzë, ku dy persona me kapele kanë qëlluar me shkop metalik nipin e pronarit të pikës së këmbimit në tentativë për të grabitur.

Shtetasi G.XH ka marrë mjekim, ndërsa bashkë me pronarin, dajën e tij bënë denoncimin në polici.

Në pamundësi për të grabitur, dy autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia e Kamzës ka nisur hetimet për këtë ngjarje, duke ngritur edhe disa pika kontrolli.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: