Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçari, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare thanë se ky shtetas në automjetin që përdorte mbante lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza të vogla.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin dhe kanë bërë bllokimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 76 dozash kanabis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: