LIBRAZHD

Policia e Librazhdit ka zbuluar në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Ballgjin, 90 kubikë me fara kanabis. Menjëherë pas kapjes së kubikëve të kanabisit, policia ka proceduar edhe kryeplakun e fshatit, shtetasin me iniciale R.C për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve që fshihen pas mbjelljes së kanabisit.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit Librazhd kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Ballgjin të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 90 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

Në përfundim të veprimeve u proçedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballgjin shtetasi R.C., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” Vijon puna intensive për indentifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb