TIRANË

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lugina 2”, duke arrestuar dy vëllezër dhe shpallur në kërkim të tretin për kultivim të bimëve narkotike. Po kështu është vënë nën hetim edhe kryeplakun e fshatit Mënik në Ndroq.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq; T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq;
U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).
Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb