Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Bujar Nishani, i cili tha se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit.

Rama ironizon Presidentin, duke ‘këshilluar’ që të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar statusin e tij me letrën e sotme të komisionerit europian për Punët e Brendshme, ku vlerësohet lufta kundër drogës.
Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb