Gjithnjë e më shumë ka gjasa që Justin Trudeau të japë dorëheqjen nga udhëheqja e Partisë Liberale në pushtet dhe kryeministër i vendit.
Sipas një burimi të cituar nga Reuters, Justin Trudeau pritet të njoftojë dorëheqjen e tij brenda ditës pas nëntë vitesh në pushtet.
Së fundmi, shumë deputetë liberalë i kanë bërë thirrje publikisht Trudeau të largohet nga pushteti.
Nëse Trudeau jep dorëheqjen, liberalët kanadezë do të mbeten “pa kokë” në një kohë kur sondazhet tregojnë se ata do të humbasin nga konservatorët kryesorë të opozitës në zgjedhjet që priten të mbahen në fund të tetorit.
Gjithashtu, është ende e paqartë nëse Trudeau do të largohet menjëherë apo do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri liberal.
Programi zyrtar i Trudeau për të hënën përfshin pjesëmarrjen në një takim të komitetit të kabinetit për marrëdhëniet Kanada-SHBA.
Trudeau u bë president i Liberalëve në vitin 2013 në një kohë të vështirë për partinë pasi ishte forca e tretë parlamentare në Dhomën e Komunave të Kanadasë.