KANADA
Në Cambrige, një qytet në provincën e Ontarios, në Kanada, temperaturat kanë zbritur nën zero ditët e kaluara duke shkaktuar fenomenin e ‘ice jam’.
Kjo ndodh kur akulli fillon të shkrijë për shkak të rritjes së temperaturave, duke shkaktuar edhe rrezikun e madh të përmbytjeve.
Ky që shikoni në video është Grand River. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të bëjnë kujdes dhe të largohen nga brigjet e lumit, që mund të dali nga shtrati, për shkak të shkrirjes së akullit.