Eksperiencë e veçantë, hapësirë e skalitur dhe e sofistikuar e ndërthurur me shkencën dhe ndërtimin. Kështu arkitekti i Partisans ka projektuar ‘Shpellën e Saunës’. Sfida e ideuesve ka qenë të respektohet ambienti dhe të reduktohen në maksimum dëmet, që struktura mund ti sjellë ambientit të jashtëm. Shpella e Saunës është transportuar me barkë dhe është pozicionuar mbi një formacion shkëmbor, në ishullin e Sans Souci, në veri të Tororntos (Kanada). E gjitha brenda me dru, ndërtimi i saj është inspiruar nga muret e shpellave, duke ofruar një pamje mahnitëse në brigjet e Huron. Për të projektuar dhe modeluar ‘Shpellën e Saunës’ është përdorur edhe teknologjia e 3D. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb