KANADA

Dardan Isufi me origjinë nga Kamenica është një prej sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada. “Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarve, Gaudreault Sebastiani, inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi 22-vjeç me diplomë nga McGill në fushën e shkencave politike.

Dardani 20 vjet më parë shkoi si refugjat në Montreal të Kanadasë, atëherë kur lufta ishte në kulmin e saj. Por sot, në kohën e epokës së teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve, listës së sipërmarrësve të rinj inovativë në mbarë botën i është shtuar edhe emri i tij.  Projekti “Eva”, tashmë ka marrë dritën jeshile nga qeveria provinciale e Kebekut për të operuar ligjërisht si shërbim taksie.

Aplikacioni më i ri “Eva” është një projekt i bazuar mbi ‘blockchain’ dhe është konkurruese e UBER. Vetëm për një muaj të operimit ky projekt ka regjistruar mbi 12 mijë përdorues dhe janë regjistruar mbi 500 shoferë. Ëndrra e kosovarit është që projekti i tij të shtrijë operimin edhe në Prishtinë/RTK.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb