Kanadaja do të duhet të dyfishojë vlerën e taksës së karbonit deri në vitin 2030, nëse kërkon të përmbushë angazhimet e saj sipas marrëveshjes së Parisit mbi klimën, bën me dije një raport parlamentar.

Aktualisht e përcaktuar në kuotën e 20 dollarëve kanadezë (13,3 euro) për ton CO2 të emetuar, taksa e karbonit e vendosur nga qeveria liberale e Justin Trudeau duhet gradualisht të rritet deri në 50 dollarë në vitin 2022.

Sipas një raporti të kreut të grupit parlamentar për Buxhetin, një zyrtar i pavarur i ngarkuar për të këshilluar parlamentin, parashikimet aktuale tregojnë se Kanadaja nuk do të përmbushë objektivat e saj të emetimeve të CO2 me masat dhe politikat që janë aktualisht në fuqi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb