Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me batuta pyetjes së një prej emigrantëve në sallën ku po mban takimin e radhës në kuadër të turit me diasporën.

I pyetur nëse do të vizitojë komunitetin shqiptar në Kanada, Rama u përgjigj duke krahasuar Kanadanë kundrejt Amerikës si Selenica kundrejt Vlorës.

“Kjo mu duk si kur shkoj në Vlorë dhe më thonë kur do vish njëherë nga Selenica. Kanadaja është e jashtëzakonshme, por është si Selenica për Vlorën në krahasim me SHBA-në”, u shpreh Rama.

Ai vijoi batutën e tij duke shtuar se edhe rilindasit kanë thënë “Shqipëri mos ki frikë sa të kesh bijtë në Amerikë, jo në Kanada”.

“Kjo mu duk si kur shkoj në Vlorë dhe më thonë kur do vish njëherë nga Selenica. Kanadaja është e jashtëzakonshme, por është si Selenica për Vlorën në krahasim me SHBA-në. Rilindasit kanë thënë Shqipëri mos ki frikë sa të kesh bijtë në Amerikë, jo në Kanada. Kam një problem me premtimet se po e thashë do e mbaj patjetër. Nuk të premtoj se  do vij para zgjedhjeve, meqë do ma jepni votën unë do vij pas zgjedhjeve në Kanada”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb