Tottenham “peshkoi” B.Dortmund në momentin më të vështirë gjatë këtij sezoni, i mjaftoi vetëm një pjesë lojë për ti shkaktuar një humbje të pastër 3-0, çka i jep “gjelave” londinez një bonus të jashtëzakonshëm për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Son
Son

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, një njohje e vjetër e Bundesligës, koreani Son fluturimthi ndëshkoi B.Dortmund në minutën e 46-të. Në minutën e 83-të, praktikisht në të njëjtën formë, ishte Vertonghen që shënoi golin e dytë për Tottenham.

Dortumd
Dortumd

Londinezët përfituan nga shoku që pësuan verdhe zinjtë duke shënuar dhe golin e tretë dy minuta më pas, me Llorente që me kokë kompletoi tripletën, një rezultat që “çimenton” kualifikimin e Tottenham, por për trajnerin Pochettino asgjë nuk ka përfunduar:

Pochetino Ok
Pochetino Ok

“Sigurisht që jam i lumtur. 3-0 është një rezultat i shkëlqyer por kur ke përballë një ekip si Dortmund duhet respektuar. Duhet të shkojmë në gjermani më idenë për të fituar sërish”. I zhgënjyer dhe realist është shfaqur Lucien Favre në konferencë për shtyp: “Jemi të zhgënjyer, 3-0 është një rezultat i cili vështirë se përmbyset”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb