SERBI- Pas vizitës në Shqipëri, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vijuar turin e saj në rajon duke u ndalur në Serbi. Merkel ka mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd në orën 19:09 ku është pritur nga Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Merkel dhe Vucic kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat ku ka folur edhe për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Merkel siguroi Vucicin për mbështetje në ntegrimin e Serbisë në BE. “Llogarisni mbështetjen e Berlinit për integrimin. Interesi ynë është paqja në Ballkanin Perëndimor. Integrimi i Ballkanit bën të mundur paqen”, ka thënë Merkel. Kancelarja gjermane foli edhe për takimet e kryeministrit Edi Rama me Vucic, duke theksuar nevojën e shkëmbimeve. “Takimet nuk ishin bërë më parë. Duhet të vijojnë shkëmbimet”, tha ajo. Përsa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Merkel ka përgëzuar Beogradin për gatishmërinë. “Bisedimet hapën dhe kapitujt e integrimit. Dëshmuat gatishmëri”, është shprehur kancelarja gjermane.

Në axhendën e saj parashikohet gjithashtu gjatë ditës së nesërme takimi me presidentin serb, Tomislav Nikoliç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: