Disa thonë se ajo është Zonja e Hekurt. Por ajo që mund të vërtetohet lehtësisht tashmë është se Angela Merkel është e akullt. Gjatë një aktiviteti në Gjermani, kancelarja Merkel u përball me një vajzë që po qante dhe i bëri gjërat akoma më keq. Vajza palestineze, e quajtur Reem, është përpara deportimit me familjen e saj.

Vajza i tregon kancelares Merkel se e kanë shumë të vështirë të kthehen në Liban, pasi kanë kaluar katër vite në Gjermani. Por Merkel është e prerë: Nuk kam çfarë bëj! Vajza shpërthen në lot. Kancelarja i afrohet dhe e kap për faqe, duke i sqaruar sërish se Libani nuk është në luftë dhe se duhet të kthehet. Më pas moderatori i aktivitetit ndryshon temë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: