Kancelarja gjermane dha mbështetjen e saj për propozimet për Evropën të bëra nga partia e saj konservatore që përplasen me ato të presidentit francez, duke mbështetur kryesisht idenë e një vend unik për BE-në në Këshillin e Sigurimit në OKB, shrkuan atsh.

“Mendoj se bëhet fjalë për një ide shumë të mirë për të ardhmen”, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin në lidhje me propozimet për reformim të Bashkimit Evropian të publikuara gjatë fundjavës nga ajo që e zëvendësoi në dhjetor në krye të partisë demokristiane gjermane (CDU), Annegret Kramp Karrenbauer, që mban pseudonimin AKK.

Në fakt Merkel ka theksuar se ky vend synon të bashkojë zërat evropianë në Këshillin e Sigurimit në OKB, pra për pasojë të zhdukë pozicionin e përhershëm që mban Franca e vetme që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Një propozim ky që vështirë të pranohet nga Parisi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb