Bindja Demokratike publikoi dy ditë më parë listën e 25 kandidatëve për kryetar të bashkive. Midis tyre është edhe emri i trajnerit të futbollit, Bledar Sinellës, kandidat për bashkinë e Kavajës.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama”, Sinella tha se nuk është regjistruar ende në KZAZ. Ndërsa nuk pranoi të konfirmonte nëse do të regjistrohet.

“Nuk jam regjistruar akoma”- tha ai, ndërsa i pyetur nëse do të regjistrohet shtoi: “Të shohim”

“Njihet si një nga kontribuuesit më të spikatur te sportit te futbollit Kavajas dhe shqiptar, si trajner i disa prej klubeve te kategorisë superiores dhe kombëtares se moshave shqiptare.

Ka përfunduar universitetin e edukimit fizik dhe atë të drejtësisë dhe sot ofrohet për të qenë qytetari i parë i Kavajës”, thuhej në njoftimin e Bindjes Demokratike për 25 kandidatët e prezantuar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb