Emri i tij kishte kohë që ishte përfolur se do të ishte kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Por së fundmi zërat janë bërë më të fortë, madje janë hapur edhe sondazhe on line që e shpallnin Elvis Naçin favorit.

Të gjitha këto kanë bërë që sot ai të sqarojë publikisht gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në News 24 se do t’i rrijë larg politikës. Naçi thotë se bamirësia është korsia që Zoti i ka caktuar në jetë.

“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb