Salvador Kaçaj, pjesë e listës së hapur të Koalicionit Shqipëria madhështore, i ftuar në studion e News 24 tha se Partia Socialiste është jashtë realitetit.
Kaçaj shtoi se ata që janë larguar nga PD thjesht i kanë bërë shërbim kryeministrit Edi Rama.
“PS është jashtë realitetit, s’është për hallet e qytetarëve. Mendoj se ata që janë larguar kanë dëmtuar PD-në dhe i bëjnë shërbim kundërshtarit, në këtë rast Edi Ramës dhe PS-së. Basha sot po i shërben Rilindjes dhe Ramës, duke e dëmtuar Partinë Demokratike. Jam shumë optimist për garën, është e bukur dhe e vështirë, ne garën tonë e kemi me kundërshtarët, jo me veten. Tirana sot është e shkatërruar nga ana e infrastrukturës dhe ‘shitet’ sikur po bëhet nami, këta politikanë të Rilindjes janë si ufo, as që kanë lidhje me hallet e qytetarëve, bëjnë vetëm presion që do japim legalizime. Rilindja do ndëshkohet dhe nga të majtët. Nëse shkoj në parlament, do jem përfaqësues i denjë i qytetarëve të qarkut të Tiranës”, tha Kaçaj.
Duke komentuar listat e partive për zgjedhjet, Kaçaj vlerësoi se lista e PS-së nuk është një listë vlerash. Ai shtoi se Shqipëria madhështore fiton zgjedhjet.
“Lista e PS nuk është listë vlerashh. Pjesa e mbyllur është e pamerituar. Shumica e atyre njerëzve në lista as që njihen. Partia Demokratike në të kundërt ka shumë të rinj. Kemi Lisandër Hoxhën, Këlliçin, Balliun, që janë të rinj dhe energjikë. Është aleancë e jashtëzakonshme, që besoj se do të shënojë fitore të thellë. Shqipëria Madhështore fiton zgjedhjet. Rama flet me gjuhë ordinere, duke thënë “këneta”, “zhapiku”, që tregon se nuk është në binar. Edi Rama ka të gjithë njerëzit e vet në burg. Epoka e Ramës ka përfunduar, nuk ka zhapik që e shpëton më. Sali Berisha është kryeministër, që futi Shqipërinë në NATO. Unë kam qenë një njeri nga fusha e sportit dhe jam person që kam qenë në pushtet vendor dhe jam pranë halleve të njerëzve. Rilindja e ka bërë beton Tiranën, sporti është në gjendje të mjeruar”, deklaroi Kaçaj.
(Balkanweb)